‘Inceneratori që nuk ekziston’ Braimllari: Landfilli i Sharrës së Veliajt ndot dhe detin

Në një postim në rrjetin social Facebook, Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari shkruan se landfilli i Sharrës po ndot dhe detin.

Braimllari shton më tej se miliona euro nga taksapaguesit të grabitura nga banda e Erion Veliajt për të ndërtuar inceneratorin që nuk nuk ekziston, jo vetëm që e ka mbytur Tiranën në mbeturina por tani po ndot dhe detin.

Postimi i plotë i Endrit Braimllarit

Landfilli i Sharrës së Veliajt ndot edhe detin

Miliona euro nga taksapaguesit të grabitur nga banda e Erion Veliaj për të ndërtuar inceneratorin që nuk ekziston, jo vetëm që ka mbytur Tiranën në mbeturina por tani po ndot dhe detin.

Ujërat e Landifillit të Sharrës derdhen në lumin Erzen dhe më pas në gjirin e Ishmit në Durrês.