Rama reklamon çantën 10 mijë USD/ Komentuesit: E blini ju qeveritarët

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, postoi ditën e sotme disa foto nga një çantë e re e kompanisë Louis Vuitton.

“Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton FLAMURI MË I BUKUR NË BOTË,” shkruan Rama.

Çanta ka të dizenjuar flamurin shqiptar, por ndërkohë edhe çmimi është shumë i kripur.

Një çantë e tillë kushton mbi 10.300 dollarë.

Komentuesit e shumtë e kanë ironizuar këtë fakt, duke thënë se nuk kanë asnjë shans të blejnë një çantë të tillë, pasi atë e blejnë vetëm qeveritarët.

Të tjerët i kujtojnë se të huajt po bëjnë më shumë për flamurin shqiptar se vetë qeverisja e Ramës.

Por ka edhe nga ata komentues që thonë se Rama po u kujton çantat dhe valixhet që t’ia mbathin nga vendi.

Ashtu sikundër ndodh zakonisht, 'brigada' e trollsave të qeverisë i zhduk menjëherë komentet negative nga faqja e Ramës.

Çanta është në mesin e koleksionit me çanta udhëtimi dhe është në shitje prej fundit të dhjetorit.