‘Kush e di nëse jam babai yt apo jo?’/ Një shaka pa shpirt nga Charles

Nga Jana Scholz, BILD

Pasi kujtimet e princit Harry dolën aksidentalisht në shitje në Spanjë, bota mund të bëhet gati për lajme bombastike rreth jetës së djalit të vogël të mbretit Charles III.

‘Spare’- kështu quhet libri në origjinal- përmban histori drithëruese nga jeta pas mureve të pallatit. Për më tepër, historitë e vjetra kanë vluar kaq shumë, sa tani po dalin në sipërfaqe.

Se sa i lënduar duhet të ketë qenë shpirti i Dukës së Sussex-it, sa i bëri publike të gjithë këto gjëra, e tregon një pasazh i librit, në të cilin Harry flet për një shaka pa shije të babait të tij.

Princi nuk e ka përtypur kurrë faktin se Charles e kishte ngacmuar me anekdotën e tij të preferuar, por mesa duket ajo i dukej qesharake vetëm atij.

Harry thotë se babait i pëlqente të tregonte anekdota. Një nga të preferuarat e tij është historia e një vizite në spitalin psikiatrik ‘Broadmoor’.

Pikërisht në këtë spital, thuhet se mbreti aktual takoi një burrë që pretendonte se ishte Princi i Uellsit. Thuhet se Charles kishte ngritur gishtin përpara pacientit dhe kishte thënë: “Unë jam Princi i Uellsit”. Ndërkohë pacienti ishte përgjigjur në të njëjtën mënyrë.

Charles, pastaj në mënyrë të papritur, i tha të birit Harry: “Kush e di nëse jam unë babai yt i vërtetë. Ndoshta babai yt i vërtetë është në ‘Broadmoor’, biri im i dashur”.

Britanikja ‘Daily Mail’ shkruan se Harry po përdor kujtimet e tij për të zbardhur thashethemet që e kanë shqetësuar që kur ishte i vogël e deri më tani. Thashethemi më kokëfortë që ka tërhequr vëmendjen vazhdimisht ishte se instrukturi i hipizmit, James Hewitt, është babai i vërtetë i Harry-t. Hewit ishte njeriu me të cilin nëna e princit Harry, Diana, kishte një lidhje.

Diana kishte konfirmuar personalisht marrëdhënien me oficerin James Hewitt (gojët e liga e quanin ‘Rittmeister’) në intervistën famëkeqe me gazetarin Martin Bashir.

Pretendimet se babai i vërtetë i Harry-t ishte James Hewitt dhe jo Charles lindën nga ngjashmëria e habitshme mes princit dhe dashnorit flokëkuq të nënës së tij.

Megjithëse thuhet se Diana nuk u takua me Hewitt deri shumë kohë pas lindjes së Harry-t, thashethemet vazhduan.