Vasili: Rama gënjen trashë! Që në vitin 2012 e arritëm vaksinimin e fëmijëve, Mirela Kumbaro ishte përkthyese

Partia e Lirisë i ka rrëzuar sot më fakte, pretendimet e kryeministrit Edi Rama se ka arritur ta çojë Shqipërinë të dytën në Evropë për vaksinimin e fëmijëve, duke iu referuar statistikave të UNICEF.

Ish-Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili deklaroi sot se Rama ka gënjyer hapur për këtë arritje, pasi që në vitin 2012 kur Shqipëria drejtohej nga Partia Demokratike, niveli i vaksinimit të fëmijëve ishte 98% dhe dëshmitar i këtij suksesi nuk mund të ishte tjetër më mirë sesa vetë Mirela Kumbaro, ministrja e Turizmit e Ramës, e cila atë vit shërbeu si përkthyese e fushatës së princeshës Matilde të Belgjikës.

Vasili madje solli edhe pamjet me video duke thënë:

“Edi Rama në hall gënjen rëndë për vaksinimin e fëmijëve. Edi Rama dy ditë më parë deklaroi se 'në çfarë gjendje e gjetëm vaksinimin e fëmijëve dhe e çuam 98 %'. Po ju provojmë me zë dhe figurë sa trashë gënjen Edi Rama. Që në vitin 2012 Shqipëria arriti vaksinimin e fëmijëve në nivelin mbi 98%.

Kjo u konfirmua nga Princesha Matilde sot Mbretëresha e Belgjikës që erdhi në Tiranë për të promovuar Shqipërinë si një vend lider në vaksinimin e fëmijëve e shoqëruar nga përfaqsuesja e OBSH,  zj. Nedret Emiroglu. Ato konfirmuan publikisht përpara medias shifrën prej mbi 98%  vaksinimit siç e shihni edhe në videon e asaj kohë pra të vitit 2012 pra me zë dhe figurë.

Është një rastësi interesante që përkthyese e Princeshës Matilde në atë vizitë ka qenë Ministrja aktuale e Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ajo mund ta ndihmojë Edi Ramën të kuptojë se sa keq e kanë tallur vartësit e tij dhe e bëjnë qesharak dhe i shesin për suksese gjëra të arritura që 10 vjet më parë, por kur për fat të mirë nuk qeveriste ai.

E vetmja fushatë vaksinimi që Edi Rama organizoi ishte kundra Covid dhe rezultati ishte katastrofik ku u vaksinua vetëm 50% e popullsisë ku edhe ata jo të gjithë me vaksina të sigurta.

Edi Rama di vetëm të gënjejë si injorant dhe nga halli nuk ndalet përpara çdo lloj broçkulle që lëshon nga goja. Sa herë që ai del prisni gënjeshtrën e radhës dhe dështimin e radhës.”

PAMJET E VITIT 2012, PERKTHYESJA MAJTAS ESHTE MINISTRJA AKTUALE MIRELA KUMBARO

DHE POSTIMI I RAMES NE JANAR 2023