Vrasja e kuksianit në 'Kobra City'/ Arrestohet një tjetër person në Kosovë

Policia ka arrestuar edhe një person të dyshuar për vrasjen në një lokal nate në Prizren më 3 janar.

Një 31-vjeçar nga Kukësi, Visart Cengu, vdiq si pasojë e plagëve me armë zjarri. Ndërkohë u plagos një tjetër person.

“Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia e Kosovës.

Dibran Hoxhaj është i dyshuari kryesor për vrasjen që ndodhi në orët e mëngjesit të 3 janarit në lokalin e tij “Kobra City” në Prizren. Përveç Hoxhës, për këtë rast janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë.

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për 6 të arrestuarit.