Meta: Rritja alarmante e borxhit publik vjen prej korrupsionit të 'Rilindjes'

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Rama dhe korrupsionin qe e karakterizon, si shkakun kryesor të rritjes alarmante të borxhit publik nga 62% që ishte kur e mori qeverinë, në 107 sot në mandatin e saj të tretë.

Ilir Meta thekson:

“Në vitin 2013, borxhi publik ka qenë 62.4%, ndërsa sot është 107%. Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen borxhin e saj me një vit eksporte, Shqipërisë do t'i duhen 13 vite eksporte për shlyerjen e borxheve. Rritja alarmante e borxhit publik ndodh vetëm për shkak të korrupsionit të pandalshëm të bandës së "Rilindjes".