Ylli i burgosur i pornografisë vuan nga demenca dhe nuk do të akuzohet për përdhunim

Ish- ylli i pornos Ron Jeremy , 69 vjeç, i cili akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual, vuan nga " demenca e rëndë " dhe do të konsiderohet i paaftë për t'u gjykuar, sipas Los Angeles Times.

Një gjykatës në mars urdhëroi një vlerësim psikiatrik sepse aktori - i cili ka bërë më shumë se 1700 paraqitje pornografike që nga fundi i viteve 1970 - nuk njohu një nga avokatët e tij, Stuart Goldfarb, kur ai e vizitoi atë në burg.

Sipas publikimit të gazetës amerikane, mjekët që u thirrën për të ekzaminuar Jeremy-n, vendosën se shëndeti i tij mendor është i përkeqësuar.

“Duke pasur parasysh mendimin e ekspertit, i pandehuri do të shpallet i paaftë për të dalë në gjyq”, shpjegoi Prokurori i Qarkut Paul Thompson përmes emailit për Los Angeles Times.

 “Nëse gjendja e tij nuk përmirësohet, ne nuk do të mund ta ndjekim penalisht për krimet e tij”.

Në qershor 2020, Ron Jeremy u akuzua nga tre gra për përdhunim  dhe nga një e katërta për sulm seksual. 

Arrestimi dhe akuzimi i tij në Los Anxhelos kishte shkaktuar një valë ankesash.

Disa nga akuzat lidhen me rastet që datojnë që nga viti 1996.

Në përgjithësi, Ron Jeremy akuzohet për sulm seksual ndaj 21 grave - nga 15 deri në 51 vjeç - sipas Prokurorit të Qarkut të Los Anxhelosit.

Ai kishte deklaruar vazhdimisht se është i “pafajshëm”.