Rusët akuzohen se hapën zjarr, pavarësisht armëpushimit të shpallur nga Putini

Një armëpushim i njëanshëm i shpallur nga Presidenti rus Vladimir Putin duket se ka pasur pak efekt në terren, pasi zyrtarët ukrainas i akuzuan rusët se kanë hapur zjarr në disa zona. Një punonjës ukrainas i shpëtimit u vra në një sulm nga rusët, ndërsa televizioni shtetëror rus tha se qyteti i Donetskut u godit.

Rusia urdhëroi një armëpushim të njëanshëm 36-orësh, që përkonte me Krishtlindjet Ortodokse  Lexo: Pse miliona të krishterë ortodoksë i festojnë Krishtlindjet në janar?

Ukraina e refuzoi nga ana e saj duke thënë se Moska mund ta përdorë atë për të përforcuar trupat.

Ministria ruse e Mbrojtjes këmbënguli se po respektonte armëpushimin përgjatë gjithë "vijës së frontit", duke filluar nga ora 12:00 me orën e Moskës (9:00 GMT) të premten.

Ajo tha se forcat e saj ishin kthyer me zjarr gjatë armëpushimit vetëm kur ushtria ukrainase kishte sulmuar pozicionet ruse.

Alarmet ajrore u raportuan në të gjithë Ukrainën menjëherë pas fillimit të armëpushimit të supozuar, dhe më pas guvernatori i rajonit Kherson tha se një sulm në një stacion zjarrfikësisht la të vdekur një punonjës shpëtimi dhe katër persona të tjerë u plagosën në qytetin kryesor, të çliruar në nëntor nga forcat ukrainase.

Qyteti lindor i Kramatorsk gjithashtu u sulmua dhe më shumë se një duzinë ndërtesash u dëmtuan, thanë zyrtarët ukrainas.

Udhëheqësi rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai, paralajmëroi se armëpushimi i Krishtlindjeve i Rusisë ishte "një gënjeshtër dhe një kurth", duke i këshilluar banorët që të mos merrnin pjesë në meshat e e Kishës Ortodokse apo të mblidheshin në vende të mbushura me njerëz pasi rusët mund të planifikonin "sulme terroriste".

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko paralajmëroi se temperaturat gjatë natës në kryeqytet do të binin në -11 gradë Celsius dhe bëri thirrje që energjia elektrike të përdorej me kujdes.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se armëpushimi ishte një përpjekje për të ndaluar përparimet ushtarake të vendit të tij në lindje të vendit dhe për të sjellë më shumë njerëz dhe pajisje.

Zjarri i artilerisë mund të dëgjohej në të dy anët e vijës së frontit në qytetin lindor të Bakhmut, ku forcat ruse kanë përqendruar pjesën më të madhe të fuqisë së tyre të zjarrit në përpjekje për të shtyrë në perëndim drejt Kramatorsk.

Udhëheqësi i grupit mercenar Wagner të Rusisë, Yevgeny Prigozhin, tha këtë javë se ukrainasit e kishin kthyer çdo shtëpi në qytet në një kështjellë. Imazhet satelitore të publikuara të premten zbuluan efektet e betejës që nga gushti i kaluar.

Në Kiev, besimtarët ndezën qirinj në Katedralen e Shën Volodimirit. Miliona ukrainas të tjerë u dyndën në kishat anembanë vendit në fund të një viti brutal lufte.