Image

Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/07/auto__128224263_putin.jpg1673077153.webp", "width": 976, "height": 549 } }

VIDEO/ Putini feston Krishtlindjet i vetëm në një katedrale të Kremlinit

Presidenti rus Vladimir Putin zgjodhi të merrte pjesë i vetëm në shërbesën e Krishtlindjeve në një katedrale të Kremlinit .

Sipas agjencisë Reuters duke cituar RIA Novosti, është hera e parë në vite që Putini feston Krishtlindjet në Moskë.

Televizioni shtetëror tregoi video të Putinit në Katedralen e Shpalljes së Virgjëreshës Mari duke marrë pjesë në meshën e mesnatës.

Sipas kalendarit të vjetër, Krishtlindjet në Rusi festohen më 7 janar.

Edhe vitin e kaluar, Putin gjithashtu mori pjesë i vetëm në shërbimin e Krishtlindjes në rezidencën e tij në Novo Ogaryovo, në periferi të kryeqytetit rus. 

Në Krishtlindje 2021, ai ishte me besimtarë të tjerë në Liturgjinë Hyjnore në Novgorod.

Kujtojmë që Patriarku Kirill i cili mbështet luftën në Ukrainë bëri thirrje të enjten për një armëpushim 36-orësh për të festuar Krishtlindjet në Rusi dhe Ukrainë. 

Presidenti rus urdhëroi një armëpushim të njëanshëm por qeveria ukrainase e refuzoi.