VIDEO/ Duka: Kandidatët që kanë dalë nga primaret, kanë më shumë vota

Zgjedhjet lokale të 14 majit janë sërish tema e diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV. Të ftuarit kanë diskutuar në lidhje me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve.

Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka, duke folur përballë moderatorit Çim Peka është shprehur se, i kishin propozuar kryetarit të PD-së, Sali Berisha një tjetër mënyrë përzgjedhje të kandidatëve.

Por Duke shprehet i bindur se kandidatët që kanë dalë nga primaret në PD, janë ata që kanë më shumë vota në opozitë.

‘Gjatë një takimi me Berishën i kemi propozuar që kandidatët të zgjidheshin me anë të sondazheve, ose konsultimit të përgjithshëm.

Por tani jemi përballë faktit të kryer, kanë dalë kandidatët e primareve dhe nuk kemi asnjë mundësi tjetër, vetëm të gjykojmë nëse këta janë kandidatët më të mirë që mund të mbledhin më shumë vota.

Sipas meje, kandidatët që kanë dalë nga primaret janë ata që marrin më shumë vota. Se kush është më i fortë në opozitë, kjo është e dukshme.

Në opozitë është më i fortë Berisha. Nëse do të puqemi të gjithë bashkë, mund të nxjerrim dhe fitues’, - u shpreh Kryetari i PAA-së, Agron Duka në SYRI TV.