Meta: Partia e Lirisë faktor vendimtar për ndryshimin në 14 maj

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se PL-ja do të jetë vendimtare në zgjedhjet e 14 majit, për të sjellë ndryshimin.

Partia e Lirisë do të jetë një faktor vendimtar për të realizuar ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët kudo në të gjithë Shqipërinë, nga Tropoja në Sarandë.

Do të jetë sidomos një faktor shumë vendimtar për triumfin e superkandidatëve, Belind Këlliçi në Tiranë, Igli Cara në Durrës dhe Luçiano Boçi në Elbasan’, shkruan Ilir Meta në Facebook.