'Kosova është kampione e papunësisë në Ballkan'/ Negociatat me Serbinë, Hamiti: Nuk ka marrëveshje pa asociacion

I  ftuar në SYRI TV me moderatorin, Armela Ferko, Kryeredaktori i “Front online”, Lavdrim Hamiti i cili ka folur për ekonominë e vendit dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur për arritjet dhe bilancet e qeverisë për vitin e kaluar dhe çfarë e pret qeverinë në vitin 2023, Hamiti u shpreh se Kosovën e pret një vit i vështirë.

Sfidat më të mëdha kjo qeveri ka në aspektin ekonomik dhe politik. Pritet implementimi i ligjit për pagat, por qeveria nuk e ka bërë të ditur se sa është koeficienti i pagave.

Nëse do të ketë rritje të pagave, do të ketë dhe qetësi në vend. Nëse nuk do të ketë rritje pagash, atëherë sindikatat do ti rikthehen grevave dhe protestave.

Kosova ka pensionet më të ulëta në Ballkan, kemi papunësi të madhe. Kosova është kampione e papunësisë në Ballkan.

Të rinjtë shpresojnë të vizat dhe një jetë më e mirë jashtë Kosovës.

Në aspektin politik, këto tre muaj t ardhshme për arsye të një marrëveshje politike mes Serbisë dhe Kosovës, do të ketë mjaft trazira.

Këtë vit priten vendime të vështira për Kosovën dhe Serbinë.

Nuk pritet të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, pa filluar puna mbi arritjen e marrëveshjes mbi asociacionin. Nëse pala kosovare refuzon ta bëjë një gjë të tillë, do të rikthehen trazirat dhe barrikadat.

Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa asociacion, është shprehur Lavdrim Hamiti..