VIDEO/ ‘Shqiptarët po na ruajnë’. Serbët thirrje kundër Petkoviç dhe Listës Serbe

Gjatë ceremonisë qendrore të ndezjes së pemës së Krishtlindjes ortodokse, që u mbajt këtë vit në Zubina Potok, serbët e mbledhur kanë brohoritur edhe kundër drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç dhe krerëve të Listës Serbe, që ishin të pranishëm aty.

Sipas medias serbe ‘Nova.rs’, gjatë fjalimit të peshkopit Teodosije, një grup serbësh filluan të thërrasin ‘Petkoviç, a është kjo 50:0 për ne? Turp të keni, shqiptarët po na ruajnë’, më pas i kanë drejtuar një sërë sharjesh.

Priftërinjtë e pranishëm, si dhe peshkopi Teodosije, gjatë gjithë kohës u përpoqën t’i qetësonin masën, por nuk ia dolën dot.

Disa qytetarë me këmbëngulje e pyesnin Petkoviçin: ‘A po ju ruajnë edhe juve shqiptarët?’. ‘Është e lehtë për juve atje lart në Beograd’.