Mësuesit pa rroga, ende nuk u është paguar dhjetori

Një denoncim ka mbërritur në faqen e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Sipas denoncuesit, mësuesit ende nuk kanë marrë rrogat e muajit dhjetor.

Berisha shkruan në Facebook, se qeveria luan bixhoz me pagat e mësuesve.

Denoncimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajt dhjetor!

Me rrogat e tyre luhet bixhozi qeveritar. Vitin e Ri e festuan me para borxh ose nuk e festuan fare.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare.

Kërkoj dhënien e menjëhershme të pagave mësuesve perfshirë këtu kamaten për vonesën.

Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital.

Doktorr pershendetje! Shqetesim i madh eshte mos'hedhja e rrogave te mesuesve per muajin dhjetor.  Te lutem ngrije tani si shqetesim se jam me ata tani dhe duhet patjeter te nderhysh.