Plagoset në këmbë, 61-vjeçari nga Tropoja shkon për mjekim në Gjakovë

Zbardhen detaje nga ngjarja e ndodhur në qytetin e Bajram Currit, ku është plagosur në mënyrë të paqartë 64-vjeçari D. Qeleposhi.

Policia lokale bën të ditur se ai ka shkuar për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Policia e Tropojës/ Informacion paraprak

Në qytetin e Bajram Currit, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë shtetasi D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.