EMRAT/ Sherr me thika në Tiranë, një i plagosur të rruga e ‘Kavajës’

Një sherr me thika ka ndodhur tek rruga e ‘Kavajës’.

Policia e Tiranës, bën të ditur se 25-vjeçari Kristian Prifti, ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Autori i dyshuar i ngjarjes eshte identifikuar si Florian Garo.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 06.01.2023, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.