Masakër në Meksikë/ 29 të vrarë gjatë operacionit për arrestimin e djalit të El Chapos

Masakër në Meksikë. 

Bilanci i përplasjeve pas arrestimit të djalit të El Chapo në Meksikë është kthyer në një tragjeditë të vërtetë.

Numri i të vdekurve gjatë operacionit për arrestimin e Ovidio Guzmán-López është rritur në 29 persona, tha qeveria meksikane.

Konkretisht dhjetë ushtarë dhe 19 të dyshuar për krime u vranë në operacionin për arrestimin e Ovidio Guzman, djalit të trafikantit të burgosur të drogës Joaquin "El Chapo" Guzman.  

"Dhjetë anëtarë të ushtrisë për fat të keq humbën jetën në krye të detyrës në operacionin e së enjtes", u tha gazetarëve Sekretari i Mbrojtjes Luis Cresencio Sandoval.

Ovidio Guzmán-López, që mendohet se mori frerët e kartelit pas burgosjes së të atit- u kap në Culiacán dhe u transferua në Mexico City. Pas arrestimit, anëtarët e tërbuar të bandës së tij ngritën barrikada nëpër rrugë, i vunë flakën automjeteve dhe sulmuan një aeroport lokal. Ata qëlluan me armë zjarri edhe dy avionë, njëri nga të cilët sa po bëhej gati të ngrihej në ajër.

Më shumë se 100 fluturime u anuluan në tre aeroporte të Sinaloas. 

Guzmán-López, i mbiquajtur “Miu”, akuzohet se ka drejtuar një fraksion të Sinaloas, e pohuar kjo nga Ministri i Mbrojtjes Luis Cresencio Sandoval.

Ky kartel konsiderohet një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë. Babai i tij, Joaquín “El Chapo” Guzmán, po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash.

Procesi i tij gjyqësor zbuloi disa nga detajet më brutale se si funksionojnë kartelet e drogës në Meksikë. Forcat meksikane të sigurisë e tentuan dhe asokohe arrestimin e Guzmán-López, por e lanë më pas të lirë për të shmangur një shpërthim dhune nga ana e mbështetësve të tij.