Çmenduri në Francë, futbollisti dhe bashkëshortja e tij kapen në aeroport me 100 kilogramë kokainë

Kur vendosi që të ndërmerrte karrierën e futbollistit ndoshta e kishte menduar që të fitonte faqet e para me ndonjë gol apo transferim të bujshëm, por jo gjithmonë gjërat shkojnë siç duhet. Ky është rasti i Zhan-Manuel Nedra, 29-vjeçari që luan për Aljo, në divizionin e parë për krahinën e Martinikës, i cili është arrestuar pasi në çantën e tij iu gjet çmenduria e 100 kilogramëve kokainë.

Droga ishte paketuar në valixhen e tij që ai tërhiqte përmes aeroportit “Sharl de Gol”, teksa shoqërohej edhe nga partnerja e tij. Por policia jo vetëm e ka zbuluar, por edhe e ka arrestuar mesfushorin, i cili pritet që të përballet tashmë me vendimin e gjykatës, i cili nuk do të jetë aspak i ulët.

Por, ndërsa “Le Parisien” raporton se partnerja e tij është liruar, klubi ka reaguar duke mohuar lidhjen: “Në momentin e kapjes me drogë Nedra po udhëtonte për zgjedhje të tijën, jo sepse kishte një impenjim me ne. Ne si klub jemi totalisht kundër kësaj ngjarjeje”.