Zhduket 30-vjeçari në Roskovec, familja bën denoncimin në polici

Familja Sakaj në Suk1 të Roskovecit kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të humbur prej 5 ditësh, Ferit Sakaj 30 vjeç.

Lajmin e konfirmojnë kunati dhe e motra e të humburit që jetojnë e punojnë prej vitesh në Greqi.

Ata pohojnë se një ditë më parë familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku ka kryer edhe denoncimin për zhdukjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Fier / Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet do i kalojnë Prokuorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.