Denoncimi i PD: Klodian Zoto pagoi udhëtimet e luksit të Arben Ahmetajt, prokurorët e SPAK fshehën provat

Partia Demokratike akuzoi dy prokurorët e SPAK se kanë kryer vepra penale duke fshehur provat për ish - zëvendës kryeministrin Arben Ahmteaj, të cilët i janë paguar faturat nga Klodian Zoto, ky i fundit i shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve.

Nga selia blu, Zëdhënësja e selisë blu, Floriana Garo deklaroi se personat e përfshirë në këtë aferë do të përgjigjen para drejtësisë.

Denoncimi i PD-së:

"Dy prokurorët e SPAK kanë kryer vera penale duke fshehur prova dhe duke devijuar qëllimisht hetimet për të ruajtur zv-kryeministrin e rilindjes dhe një nga etërit themelues të bandës së djegësve.

Për të kuptuar standartin e dyfishtë të SPAK i kujtojmë publikut se Etleva Kondi një drejtoreshë e në varësi të Ahmetaj është marrë e pandehur ndërkohë  tigri me hermes, gra dhe hotele të [aguar nga një person në kërkim  ndërkombëtar prej muajsh shijon paratë e shqiptarëve të dhëna nga Rama për djegësat që nuk ekzistojnë.

Mesazhi i Partisë Demokrati8ke është i palëkundur, nuk ka vrimë që zërë minjtë e korrupsionit të qeverisë dhe drejtësisë, herët a vonë ata do të përgjigjen një më një për ngritjen e një sistemi që ja merr paratë shqiptarëve dhe ja jep një grushti hajdutësh."