Shehaj: Shërbimet nga koncesionet shumë të shtrenjta! Mjekët i adresojnë pacientët drejt privatit

E ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj ka folur për skandalet e Ministrisë së Shëndetësisë me koncencionet për laboratorët dhe respiratorët.

Shehaj theksoi se kemi një shërbim që e blejmë te një koncensionar dhe ky koncensionar nuk ka bërë ndonjë investim.

Gjithashtu sipas Shehaj, problemi më i madh është që e para e blejmë shumë shtrenjtë si shërbim dhe më e keqja se mbarohet shumë shpejtë fondi limit, siç ishte rasti i analizave.

Shehaj: Sot pashë normat e fitimit që kishin zakonisht këto kompanitë koncensionare dhe për të bërë një krahasim, norma e fitimit është diku te 19% koncesioni i laboratorëve, koncesioni i mbetjeve norma e fitimi te 31% gjatë vitit 2020 pra kanë norma shumë të larta fitimi krahasuar me tregun.

Kemi një shërbim që e blejmë te një koncensionar dhe ky koncensionar nuk ka bërë ndonjë investim.

Problemi më i madh është që e para e blejmë shumë shtrenjtë si shërbim dhe më e keqja se mbarohet shumë shpejtë fondi limit, siç ishte rasti i analizave.

Situata ishte shumë dramatike pasi mjekët i kanë adresuar pacientët te privati sepse shteti i ka mbaruar fondin për analizat.

Mos harrojmë që janë larguar nja 700 mijë shqiptarë dhe ne kemi paguar edhe për analiza që nuk janë kryer. Pas Covid njerëzit po shfaqin shumë problematika. Janë shfaqur sëmundje të pakonstatuara më parë.