Meta: 'Pilula elektorale' nuk mjafton për të zbutur varfërinë dhe mjerimin që kanë sot shqiptarët

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një reagim në rrjetet sociale thekson se pakoja e madhe e qeverisë, të cilën ai e quan pilulë elektorale, nuk mjafton për të zbutur varfërinë dhe mjerimin që kanë sot shqiptarët. 

Ndihma e qeverisë për pensionistët, sipas Metës, është vetëm disa bukë në muaj, ndërsa zhvatja nga qeveria ka arritur 1 miliard euro. 

"Qytetarët shqiptarë vuajnë për shkak të çmimeve të larta dhe korrupsionit galopant të "Rilindjes". Shpërdorimi dhe grabitja e taksave të shqiptarëve nga banda e "Rilindjes" është 1 miliard euro", shkruan Meta në Facebook. 

Postimi 
Paketat e pilulave elektorale të Qeverisë nuk mjaftojnë për të zbutur nivelin e varfërisë dhe mjerimit që sot qytetarët shqiptarë vuajnë për shkak të çmimeve të larta dhe korrupsionit galopant të "Rilindjes". Ndërkohë që ndihma për pensionistët është vetëm disa bukë në muaj, shpërdorimi dhe grabitja e taksave të shqiptarëve nga banda e "Rilindjes" është 1 miliard euro.