Çfarë fshihet pas ‘zgjedhjes’ së z. Altin Dumani në krye të SPAK?

Nga Adriana Kalaja

Përveç se votimi i z. Dumani u shoqërua me “konflikte” shumë të forta në opinionin publik midis Edvin Kristaq Ramës dhe Merimagës së Zezë, alias Griselda Blanco, alias Yuri Kim;

Përveç se ndryshimi i rezultatit erdhi si pasojë e ndërhyrjes brutale të kësaj të fundit në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (më poshtë KLP), duke shkelur kështu rëndë Kushtetutën por edhe Konventën e Vjenës si dhe, duke konsumuar veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”;

Përveç se zgjedhja e z. Dumani në krye të SPAK është bërë në kundërshtim me Kushtetutën pasi sipas nenit 148 gërma “dh” është e saksionuar  se: “Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zgjidhet nga radhët e prokurorëve të kësaj prokurorie me shumicën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për 3 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje, sipas ligjit.”, pra minimalisht me 6 vota të totalit prej 11 anëtarësh dhe jo sipas shumicës së anëtarëve  pjesmarrje në mbledhje;

Përveç se nga z. Dumani nuk ka akoma asnjë transparencë publike lidhur me:

1. Foton me personin kyç të dosjes Nr.184, aktualisht Ministër Drejtësie Ulsi Minja;

2. Mbylljen e dosjes 184 (për shkak të moskompetencës), duke mos vënë drejtësi për një vepër të rëndë penale si ajo e blerjes së votës;

3. Arrestimin e ish-gjyqtares së Krujës, znj. Enkeleda Hoxha, ndërkohë që nuk u arrestuan as prokurorët e çështjeve dhe as perfaqësuesit e burgjeve të cilët kishin pranuar vendimet (pa ankimim), lidhur me disa ndryshime të burgimeve të përjetshmë, me qëllimin për të mbyllur skandalin e përgjimeve të antimafias italiane për lidhjet e Erion Veliajt me grupin mafioz të ndraghetës;

Pyetja që unë (ne shtrojmë) shtroj para, gjatë dhe pas votimit është se pse duhej gjithë ky konflikt, shumë herë edhe publik dhe përse duhej bërë gjithë ai teatër (për shkak edhe të mungesës së Teatrit Kombëtar), me regjisor shumë të dobët, për një vend si administrator i SPAK (Ligji Nr.95/2016)?

Rreth kësaj pyetje, përgjatë gjithë kësaj kohë ka patur dy rryma “konspirative”, shoqëruar me argumentat e tyre se:

1. Z. Dumani është vënë aty nga SHBA (nëpërmjet Merimagës së Zezë sponsorizuar nga Soros), për të goditur z. Sali Berisha, meqenëse nuk ja doli as me Non Grada e as me presione të ndryshme si ajo e barit apo e vizave;

2. Z. Dumani është vënë aty nga SHBA, për të goditur mega aferën korruptive të Portit të Durrësit.

Besoj se ju ashtu si unë, nisur nga degradimi i Reformës në Drejtësi si dhe nga apatia totale e SPAK për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta si dhe vënia e kësaj strukture në shërbim të pushtetit për të mbyllur këto afera korruptive, jeni për pikën 1., por po marrim të mirëqënë rrymën sipas pikës 2.

Pra, z. Dumani është vënë aty nga SHBA, për të goditur mega aferën korruptive të Portit të Durrësit.

Më ngacmoi shumë vajtja (për të disatën herë), e Merimangës së Zezë dje në SPAK, ndërkohë që urimin për detyrën e re, ja dha edhe në momentin e emërimit.

Si duket ka dashur t`ja komunikojë live.

Gjithsesi.

Për hir të së vërtetës, unë kam shumë  rezerva për mënyrën sesi ka funksinuar këto 3 vite SPAK nën drejtimin e Krajës, por në asnjë rast ai nuk pranoi presionet e shantazhet për të hetuar Berishën (edhe ish ministra megjithë presionin e Edvin Kristaq Ramës), pa prova dhe fakte.

Uroj të njëjtën gjë të bëjë dhe z. Dumani.

Uroj që dhe Merimanga e Zezë t`i ketë kërkuar realisht që të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Duke e parë sesi ajo është pjesë e mafies së betonit dhe e të gjithë aferave korruptive në Shqipëri, unë e kam të veshtirë ta besoj.

Por le të kthehemi te Porti i Durrësit, si afera më e madhe në dëm të Shqipërisë por edhe në dëm të Partisë Demokrtike dhe Opozitës, nisur nga përfshirja në këtë aferë e Lulzim Bashës (provat jua kam paraqitur disa herë), duke shitur kështu demokracinë dhe pluralizmin në vend.

Më datë 21.12.2022, në emrin tim (rasti i tretë), kam depozituar një kallëzim penal lidhur me Portin e Durrësit ku të kallëzuar janë: Edi Rama, Belinda Balluku, Arben Ahmetaj, Delina Ibrahimaj, Milva Ekonomi, Besart Kadia, Rolant Xhelilaj, të gjithë Anëtarët e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në dhjetor 2020 dhe çdo person i pa identifikuar më sipër që me veprimet apo mosveprimet e veta, rezulton pas hetimit të SPAK që ka përgjegjësi ligjore penale në lidhje me miratimin e Ligjit Nr.145/2020 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIM EKONOMIK, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE”, për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.

Po kështu, nisur nga rreziku eminent që paraqet filllimi i këtij projekti korruptiv me pasoja të rënda të pakthyeshme në Buxhetin e Shtetit (shitja e apartamenteve ka filluar ndërkohë që nuk ka dalë Leja e Ndërtimit), kam kërkuar vendosjen e sekuestros preventive mbi këtë projekt (gjithsej 32 faqe me 86 pika te argumentuara).

Gjithashtu, duke argumentuar se pas këtij projekti jo vetēm fshihet nje mega aferë e pastrimit të parave të pista, por se këto burime financimi të dyshimtë vijnë nga krimi i.organizuar rus dhe serb.

Për ironi të fatit, fillimin e detyrës së re, z. Dumani (foto 1), e fillon me shkresën ku më vë në dijeni për “vendimin e mosfillimit penal, lidhur me kallëzimin Nr.165/2022.”.

Nëse lexojmë vendimin e prokurores Manjopla Kajana (në fakt në mënyrë të përsëritur kjo prokurore sapo lexon emra të zyrtarëve të lartë merr vendim mosfillimi, fakt për të cilin ne si Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit jo vetëm e kemi kallëzuar por i jemi drejtuar edhe KLP-së së Kimit dhe ILD-së së Edvinit), vihet re lehtësisht se nuk ka paraqitur asnjë argument ligjor pse ka vendosur mosfillim procedimi (fotot 2-9), duke i mbushur edhe këto pak fletë me:

1. Faqe 1-4 (foto 2, 3, 4, 5), të dhëna rreth kallëzimit tim;

2. Faqe 5-6 (foto 6, 7), bazën ligjore (këtë precedent ka në të gjithë vendimet e mosfillimit);

3. Faqe 7-8 (foto 8, 9), analizën e faktit.

Mjafton të lexoni “Analiza e faktit penal në raport me ligjin e aplikueshëm” (duke marë në konsideratë një aferë kaq të debatuar në Kuvend dhe opininin publik si dhe 32 faqe kallëzim penal), kuptoni se kjo prokurore (sipas meje në shërbim të plotë të zyrtarëve të korruptuar), jo vetëm nuk ka dhënë asnjë argument ligjor lidhur me këtë vendim, por duhet të hetohet për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”.

Kjo është prova (edhe aferat e Teatrit Kombëtar, Inceneratorëve etj.), se përse z. Dumani është “zgjedhur” në krye të SPAK.

Që të na bindi se z. Dumani aty është zgjedhur me meritë dhe për të qënë në lartësinë e detyrës duhet me patjetër:

1. Të bëjë kërkesë në ILD për fillimin e procedimkit disiplinor nga prokurore Kajana;

2. Të bëjë kërkesë në KLP për pezullim nga detyra të prokurore Kajana deri në përfundim të hetimit nga ILD;

3. Të kërkojë fillimin e procedimit penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës ndaj kësaj prokuroreje;

4. T`i kërkojë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  (pasi unë e kam ankimuar), tërheqjen e këtij kallëzimi, rregjistrimin e këtij procedimin dhe fillimin e hetimeve.

Kjo është prova.

Na bidni se “Ligji është një dhe i barabratë për të gjithë”.

Se në fakt kur e dëgjoj nga goja e Merimangës së Zezë, ndërkohë që drekon dhe darkon me kryeministrin e supërkorruptuar, ministra të korruptuar nga Balluku, Spiropali, Gjiknuri, Ahmetaj & CO, ndërkohë që akomodohet, drekon dhe darkon me gazetare bukuroshe në resortet strategjike të Artanit të Ministres Olta e bija e Natashës,  ndërkohë që shëtit me yahtet e pronarëve të mediave apo resorteve, ndërkohë që gajaset me shakatë pa kripë (ndryshe nga Duçja), dhe ngopet me lopatën e korrupsionit galopant të Erion Veliajt, në fakt nuk e besoj dot.

Kjo është prova z. Dumani.

Na e provoni se u zgjodhët  për të vënë drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin të zyrtarët e lartë.

Pa Merimanga e Zezë, ashtu si dhe e publikoi Olta e Natashës dhe e Artanit sot është, nesër nuk është.

Se edhe kur të iki ka ca punë për të zgjidhur atje në ameriqi. 

Deri atëherë,

Ne duhet të mbrojmë vendin tonë nga Grupi i Strukturuar Kriminal i Grabitjes së Shqipërisë, drejtuar nga mafiozët Edvin Kristaq Rama dhe Erion (.............) Veliaj.

Na jepni prova se jeni me Shqipërinë.