Berisha nxjerr FOTO-n: Policia do që me gjoba, të mbulojë shpërblimet e Vitit të Ri

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar një aksion gjobash ndaj shoferëve në Delvinë nga Policia Rrugore e Sarandës për të mbushur arkën e shtetit.

‘Policia do që me gjoba, të mbulojë shpërblimet e Vitit të Ri’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Policia do që me gjoba, të mbulojë shpërblimet e Vitit të Ri.

Lexoni mesazhine qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor Policia e Qarkullomit Sarande ka dal dje me aksion gjobash ne Delvine  te mbushi arken e shtetit per te plotesuar shperblimet qe dhane per Vit te Ri duke goditur qytetaret ne radhe.