Hoti: Kur bashkëpunonim me partnerët, njohjet vinin direkt nga Shtëpia e Bardhë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili edhe kishte nënshkruar Marrëveshjen e Washingtonit nga e cila erdhi njohja nga Izraeli, ka kritikuar institucionet e Kosovës duke pyetur se “si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës”.

Hoti thotë se kur Kosova bashkëpunonte me partnerët, njohjet vinin direkt nga Shtëpia e Bardhë.

 

Deputeti i LDK-së tutje thotë se tashmë po iu tregojmë atyre se jemi shtet sovran dhe se po ushtrojmë sovranitet në veri të vendit.

Ai tutje thotë se vendimet po i marrim si shtet sovran por njohjet spo vijnë.

“Çudi!”, ka përfunduar Hoti.

Reagimi i plotë:

Si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?!

Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë.

Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë.  Çudi!”