Foto/ Goma që i mori jetën pronarit të gomisterisë në Lezhë

Kjo gomë kamioni i mori jetën pronarit të një gomisterie mëngjesin e kësaj te premteje në Lezhë.

53-vjeçari Spas Milloshi po frynte gomën e një kamioni në gomisterinë e tij, por trysnia që solli në shpërthimin e saj i mori atij jetën.

Siç duket në pamje, goma është çarë në një pjesë të saj nga presioni i lartë, që la të vdekur në vend pronarin nga përplasja e fortë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po nis hetimet në lidhje me rastin./TCh/