Rita Ora shfaqet joshëse, vë në pah linjat trupore seksi

Rita Ora rrezikoi me paraqitjen e saj të fundit duke veshur një fustan të zi shumë të guximshëm.

32-vjeçarja këto ditë ka treguar një sërë veshjesh mahnitëse në postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, shkruan The Sun. 

Por padyshim më e guximshmja ishte ajo me fustanin e zi me prerje të shumta, i cili nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar dhe shfaqte një dizajn të kryqëzuar poshtë. Duke i ndarë këto fotografi me ndjekësit e saj në Instagram, Rita shkroi: “Java ime e parë e vitit 2023 (pjesa 1 ) duke dëgjuar këngën time të re çdo ditë! Mezi pres që të gjithë ta dëgjoni”.

Si gjithmonë fansat e Ritës, u tunduan nga fotografitë e saj provokuese. Njëri shkroi: “Rita i dua veshjet e tua”, gjersa një tjetër komentoi: “Thjesht mahnitëse”. Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” këto ditë u lajmërua në rrjetin social Instagram për të falënderuar fansat e saj për mbështetjen e tyre në vitin 2022 teksa njoftonte publikimin e një albumi të ri.

Këngëtarja tha se po kalonte “në kapitullin tjetër” duke bërë kështu të ditur se është gati për albumin e tretë në karrierën e saj. Rita publikoi albumin e saj debutues në vitin 2012, dhe të dytin, me titull “Phoenix”, në vitin 2018. Që atëherë ajo ka publikuar një mini-album (EP) dhe disa këngë e bashkëpunime, por fansat kanë pritur për një album të tretë.