Në shembullin më të qartë të autoriteteve që shtypin këtë lloj mospajtimi në mediat sociale, policia arrestoi një kuzhinier të famshëm iranian Navab Ebrahimi këtë javë. Ai ka 2.7 milionë ndjekës në Instagram dhe ka postuar një video me një recetë qoftesh “kotlet” në llogarinë e tij, në përvjetorin e vrasjes së Soleimanit. Vetëm disa orë pas transmetimit të videos, forcat e sigurisë e ndaluan Ebrahimin dhe llogaria e tij në instagram është jashtë funksionit.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/06/auto_773x435_cmsv2_6f8a8efb-fe28-5bcf-bf21-5e78e7cf0ba1-72898621673012118.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Iran: Pse protestuesit rrezikojnë burgun nëse postojnë në Twitter, qofte me mish?

Protestuesit në Iran po rrezikojnë arrestimin dhe dënimin me burg për postimin e fotove të ushqimit.

Qindra njerëz kanë ngarkuar fotografi të "kotleteve" tradicionale – qofteve persiane me mish -- në llogaritë e tyre të mediave sociale gjatë javës së kaluardhe autoritetet islamike të vendit nuk janë zbavitur.

Kjo për shkak se “kotlet” është gjithashtu një fjalë që është zgjedhur nga protestuesit për të përshkruar trupin e Qassem Soleimani, ish-shefit të spiunazhit të Iranit, i cili u vra në një sulm preciz nga SHBA në Bagdad në janar 2020.

Disa iranianë bënin shaka se Soleimani ishte “thërmuar” aq keq nga shpërthimi, sa dukej si mishi i grirë që ata tradicionalisht përdorin për të bërë qoftet e tyre.

Kjo javë shënon përvjetorin e tretë të kësaj vdekjeje dhe ndërkohë që qeveria e Iranit e kujton Soleimanin si martir, me të po tallen gjërësisht në internet.

Vrasja e tij është ende një burim zemërimi dhe pikëllimi për udhëheqjen iraniane, dhe megjithëse imazhi i Soleimanit është bërë një simbol i regjimit të Iranit, ai ka qenë gjithashtu një objektiv i protestave të fundit antiqeveritare që kanë tronditur vendin që nga shtatori.

Protestuesit në kryeqytetin e Iranit, Teheran thuhet se janë parë duke grisur fotografitë e ish-udhëheqësit ushtarak, ndërsa një posteri tëi Soleimanit iu vu flaka përpara përvjetorit -- dhe fotografi të shumta që tregojnë pjata me qofte të sapogatuara u postuan nga përdoruesit e mediave sociale.