Futbollisti francez kapet me 100 kg kokainë në aeroport me të dashurën

Një futbollist nga Marseja dhe partnerja e tij u arrestuan në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit me 100 kilogramë kokainë në bagazhin e tyre.

Jean-Manuel Nedra dhe partnerja e tij u arrestuan nga autoritetet franceze në aeroportin Charles de Gaulle pasi kishin fshehur 100 kilogramë kokainë në valixhet e tyre. 

Lajmi është bërë i ditur nga “Parisien” të enjten, që citon burime nga prokuroria e Bobinit.

Nedra është një figurë mjaft e njohur në futbollin e Martinikës, duke luajtur për Lélion du Lamentin, i cili së fundmi mori pjesë në Kupën e Francës. Mesfushori 29-vjeçar u paraqit te oficeri hetues të mërkurën dhe më pas u mor në paraburgim ndërsa partnerja e tij u la e lirë nën mbikëqyrjen gjyqësore.

Klubi për të cilin luan lojtari në fjalë ka marrë qëndrim për këtë çështje, me një përfaqësues që tha për shtypin vendas:

“Pa e ditur shkallën e përfshirjes së tij, kemi mësuar se një nga lojtarët tanë është arrestuar në Charles de Gaulle për kontrabandë droge. Le të jemi më të fortë se kurrë dhe të bashkuar për të vazhduar punën tonë edukative që përmes sportit të luftojmë këtë plagë, të mbrojmë dhe informojmë të rinjtë tanë për rreziqet, pasojat dhe abuzimet”.