Aksidentoi 70 vjeçarin, arrestohet 29 vjeçari në Vlorë/ Në pranga edhe 1 tjetër që dhunoi kunatin

Në prangat e Policisë së Vlorës ka rënë 29 vjeçari i cili aksidentoi ditën e djeshme një 70 vjeçar në rrugën Transballkanike. Sipas njoftimit të policisë, shoferi 29 vjeç ishte në gjendje të dehur.

Gjithashtu është arrestuar edhe shtetasi me iniciale E. K., 38 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në  Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagranë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasin K. V., 70 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.