", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/06/auto_1671102616_asfdafad1673010620.jpg", "width": 900, "height": 508 } }

Një i vdekur dhe katër të plagosur në Kherson, pak para se të hynte në fuqi armëpushimi i Rusisë

Një sulm rus në Kherson ka lënë të vdekur një zjarrfikës dhe ka plagosur katër të tjerë.

Të paktën katër shpërthime u dëgjuan rreth orës 11 të mëngjesit, vetëm një orë para se të vendosej një armëpushim nga Rusia.

Guvernatori rajonal i Khersonit, Yaroslav Yanushevich tha se forcat ruse goditën stacionin e zjarrfikësve  me artileri.

Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, ndërsa tre në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Një ndërtesë banimi pranë stacionit të zjarrfikësve u godit gjithashtu, tha Yanushevich.