Udhëheqësi i lartë i talebanëve godet Princ Harry për '25 vrasjet' në Afganistan

Një udhëheqës i lartë i taleban, Anas Haqqani i është përgjigjur Princ Harry i cili në librin e tij të kujtimeve që do të publikohet së fundi shkruan se gjatë fushatës së tij në Afganistan ka vrarë 25 luftëtarë taleban.

Haqqan shkroi në Twitter:

"Zoti Harry! Ata që vratë nuk ishin gur shahu, ata ishin njerëz; ata kishin familje që prisnin kthimin e tyre. Midis vrasësve të afganëve, jo shumë e kanë dinjitetin tuaj për të zbuluar ndërgjegjen e tyre dhe për të pranuar krimet e tyre të luftës”.

Në kujtimet e tij, Princi tregon se ai vrau 25 luftëtarë taleban duke shtuar se nuk i mendonte ata si "njerëz", por përkundrazi i shihte si "gur shahu" që ishin hequr nga dërrasa.

Ai shton në kujtimet e tij: “Nuk ishte diçka që më mbushte me kënaqësi, por as nuk më vinte turp”.

Libri i Harryt përfshin gjithashtu një pretendim shpërthyes se ai u sulmua fizikisht nga vëllai i tij William gjatë një grindjeje për martesën e tij me Meghan Markle.

Në një trailer të ri për një intervistë me ITV për të promovuar librin, duka thotë se pa një "mjegull të kuqe" tek William gjatë një debati mes tyre.

Ai pretendon se vëllai i tij "dëshiroi që unë ta godas, por unë zgjodha të mos e bëja".

Harry shkruan edhe për momentin kur u zgjua nga i ati për t'i thënë se mamaja e tij ishte vrarë në një aksident automobilistik.

Duka gjithashtu pranon se kishte marrë kokainë dhe thotë se i kërkoi babait të tij të mos martohej me Camilla.