SYRI TV/ E moshuara: Më lidhi, më tërhoqi zvarrë dhe më mori 10 mijë euro

67-vjeçarja Luljeta Hoxha ka rënë pre e një grabitje me dhunë në fshatin Pirg të Maliqit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datë 29 nëntor, por policia reagoi vetëm sot, pasi ngjarja u denoncua nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Hoxha tregoi për mediEt se grabitësit e lidhën me litar dhe më pas i grabitën 10 mijë euro që i kishte siguruar nga shitja e tokës.

Nga SYRI TV

Mbrëmjen e 29 dhjetorit, e moshuara Luljeta Hoxha e cila jetonte vetëm në fshatin Pirg të Maliqit, u dhunua dhe iu grabitën 10 mijë nga persona ende të paidentifikuar.

67-vjeçarja, nga shtrati i spitalit tregon momentet e tmerrit që ka përjetuar gjatë grabitjes. Ajo shprehet se gjithçka ndodhi rreth orës 10:20 të mbrëmjes, ku një person i maskuar i është futur në banesë dhe pasi e ka lidhur dhe dhunuar nën kërkcënimin e thikës i ka kërkuar të tregonte se ku kishte fshehur paratë.

Luljeta Hoxha tregon se ndonëse nuk i tregoi ku i kishte fshehur, autori arriti të gjente shumën prej 10 mijë eurosh, që e moshuara e kishte siguruar nga shitja e tokave dhe i mbante në shtëpi. E moshuara shprehet se pas grabitjes, ka kërkuar ndihmë te fqinjët, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Por për këtë ngjarje të rëndë, Policia e Korçës duket se ka neglizhuar, pasi grabitja nuk është raportuar për mediet, por vetëm në faqen zyrtare të Policisë me një njoftim të shkurtër sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ngjarja e rëndë u denoncua një ditë më parë nga lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili denoncon lënien në heshtje nga organet e rendit të kësaj ngjarjeje.