VIDEO/ Meksikë, kaos në një avion që u sulmua pas arrestimit të djalit të 'El Chapo'

Një avion që ishte gati të nisej nga Culiacan, në shtetin Sinaloa në Meksikë, u godit me armë zjarri mëngjesin e djeshëm, por asnjë pasagjer apo punonjës i aeroportit nuk u lëndua, njoftoi linja ajrore meksikane Aeromexico.

Videot e postuara në mediat sociale treguan të shtëna me armë zjarri në aeroportin Culiacan, i cili më vonë u mbyll, në mes  të trazirave në qytet. 

Siç shihet edhe në video, pasagjerët u ulën për t'u mbrojtur pasi ishin të frikësuar.

Burime i thanë agjencisë Reuters se Ovidio Guzman, djali i bosit të burgosur të drogës Joaquin "El Chapo" Guzman, është arrestuar në këtë qytet.

Lajmi për arrestimin e Ovidio erdhi pas një nate trazirash në qytetin Culiacan, në shtetin verior të Meksikës, Sinaloa, shtëpia e kartelit Ovidio, një nga organizatat më të fuqishme në botë të trafikut të drogës.

Ovidio Guzmán, i cili mori një pozicion drejtues në kartelin Sinaloa pasi babai i tij u arrestua, u arrestua për pak kohë në tetor 2019, por u lirua shpejt për të shmangur hakmarrjet nga karteli.

Arrestimi i tij vjen vetëm disa ditë para samitit Meksikë-SHBA-Kanada të javës së ardhshme në Mexico City, ku pritet të diskutohen edhe çështjet e sigurisë. 

Një zyrtar meksikan tha se arrestimi do të ishte një shtesë e mirëpritur për bashkëpunimin e sigurisë midis Uashingtonit dhe Meksikës përpara një vizite të presidentit amerikan Joe Biden.

SHBA ofroi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacionin që çon në arrestimin dhe dënimin e Ovidit.

Babai i Ovidios, 65-vjeçari Joaquin Guzman, u dënua në vitin 2019 nga një gjykatë e Nju Jorkut me burgim të përjetshëm për trafik droge me vlerë miliarda dollarë dhe për komplot për të vrarë armiqtë e tij. 

Ai po vuan dënimin e tij në burgun e sigurisë maksimale të Kolorados.