Rama zbardh takimin me Begajn/ Gati ndryshimi i ambasadorëve dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me presidentin Bajram Begaj. Takimi u mbajt ditën e sotme në Presidencë dhe zgjati për një orë.

Nëpërmjet një postimi në facebook, kreu i qeverisë bëri me dije se fokus ka qenë çështjet kryesore të këtij viti.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike, ka shkruar kryeministri.