Aldo Bumçi: Nëse preket vota e shqiptarëve nuk do të ketë stabiliteti, regjimi Ramës kancer për vendin

I ftuar në emisionin e mëngjesit në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv ishte anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Aldo Bumçi ku komentoi situatën e vështirë ekonomike, politike dhe shoqërore që po kalon vendi nga regjimi i Edi Ramës.

Ai thekson se zgjedhjet në vend nuk janë të lira dhe ka kërcënuar regjimin se nëse preket një votë e vetme nuk do të ekzistojë me stabiliteti në vend dhe Rama nuk do të njihet si kryeministër.

"Ngjarjamë e rëndësishme janë zgjedhjet, sepse shoqëria shqiptare do të ketë mundësinë të rikthejë ekuilibrat e demokracisë që është kthyer në fasadë. Nuk ka asnjë institucion, media, drejtësi kontrollet e tjera të pushtetit që mund të kontrollojnë një qeveri nëse i opozita nuk është e lirë dhe votimet të jenë të lira.

Vetëm mbi votën e lirë ti mund të ndërtosh një sistem ku mund të ndërtohet e ardhmja, sepse kur mundohesh të shkatërrosh votën dhe opozitën institucionet e tjera mbeten në letër dhe do të përballemi me një diktaturë si në Rusi ku institucionet ekzistojnë në letër por nuk kanë asnjë peshë. Ky vend nuk ka qenë ndonjëherë në këtë pikë sepse kaq pasur zgjedhje rrotacione pushtetesh dhe është garantuar liria e votës. Opozita ka dy zgjedhje që janë komunikime me qytetarët dhe me grupet e interesit që duan ta largojnë këtë regjim. Kjo po bëhet dita ditës pasi kandidatët kanë dalë ne takime me qytetarët që të dëgjojnë shqetësimet e tyre pasi është hera e parë që kandidatët janë në terren 5 muaj përpara datës së zgjedhjeve.

Nëse preket një votë nga regjimi këto zgjedhje nuk do të njihen dhe do të kundërshtohen fuqishëm nga opozita dhe nuk do të njihet më si kryeministër dhe stabiliteti do të marrë fund dhe ne do ti japim zgjedhje kësaj gjëje.

Qytetarët votojnë për të ndryshuar gjendjen ekonomike dhe shoqërore të vendit. Është e rëndësishme të theksohet se pa votën e lirë nuk ka rikthim në normalitet të vendit sepse i bie të jemi në Kinë.

Thjeshtim dhe ulje e barrës fiskale sepse jemi vendi me taksat më të larta dhe çmimin e naftës më të lartë në botë në përpjestim me pagat që marrim. Kjo është një barrë që rëndon ekonominë dhe biznesin në vend, viti 2022 ishte një vit që ka rritur ndjeshëm varfërinë sepse 70% e të punësuarëve mezi mbylli muajin, dhe ky është mjerim.

Qeveria nuk mundi të ndihmojë qytetarët as sa 1/3 e Kosovës edhe pse siguroi në taksat 520 milionë euro më shumë pasi në të gjitha produktet ne paguajmë 20% taksa dhe këto 520 milionë euro do të vinin mbrapa për qytetarët ndërsa ai ka rikthyer vetëm 80 milionë euro.

Investimet strategjike kanë munguar duke sjellë dhe një regres për ekonominë, kjo ka sjellë edhe një largim masiv të qytetarëve nga vendi ynë. Ne jemi të fundit në rajon pasi taksat dhe shpenzimet në vend janë shumë të larta."