Ndarja nga jeta e Gianluca Vialli-t, reagon klubi i Juventus

Ka ndërruar jetë sot në moshën 59-vjeçare futbollisti legjendar italian, Gianluca Vialli.

Lojtari i njohur i kombëtares italiane prej pesë vitesh po luftonte me tumorin e pankreasit dhe së fundmi gjendja e tij është përkeqësuar papritur dhe u shtrua me urgjencë në një spital në Londër, ku ka ndërruar jetë sot.

Pas lajmi të hidhur, ka reaguar edhe klubi i Juventusi, që ka dashur të kujtojë Viallin , duke postuar një foto me trofeun e me Champions League të fituar në vitin 1996. “Ciao Gianluca”, mesazhi i thjeshtë i klubit torinez.