‘Shkelja e ligjit për të drejtën e informimit’/ Himçi: Bashkia Elbasan është kthyer në seksion të PS-së

Kryetari i PD Elbasan, Bledi Himçi ka akuzuar kryebashkiakun Gledian Llatja se ka zhytur bashkinë në terr të plotë të informimit të qytetarëve, duke shkelur në këtë mënyrë edhe ligjin e ‘Të drejtës së informimit’ ku detyrohet çdo institucion shtetëror të informojë për vendimet apo veprimet e kryera.

Në deklaratën e tij për shtyp, Himçi ka theksuar se mbledhjet ku merren vendimet për taksat e qytetarëve dhe gjithçka që ndodh në këtë qytetet mbahen të fshehura pa transparencë pa media, pasi në këto mbledhje nuk ka debat, diskutim, ka diktim bashkëpunim pazare në korrupsion. 

Gjithashtu Himçi tha se kryetari në ikje i ka mbyllur çdo derë informimi në bashki ku e vetmja faqe informimi është faqa e vetë kryetarit të bashkisë. 

Sipas Himçit, Gledi në ikje i bashkisë është kthyer në një sekser të Edi Ramës me kompanitë duke shpërdoruar paratë e qytetarëve të Elbasanit.

Himçi: Kryebashkiaku në ikje i Elbasanit, Gledi do të mbahet mend si kryebashkiaku që e ktheu bashkinë në pronë private. Bashkia Elbasan është zhytur në terr të plotë të informimit të qytetarëve. Kryebashkiaku në ikje e ka trajtuar Bashkinë e Elbasanit si seksion të PS duke mbyllur çdo dritare të informimit për qytetarët. Mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Elbasan mbahen të mbyllura dhe nuk pasqyehen asgjëkundi. Të dashur qytetarë të Elbasanit, mbledhjet ku merren vendimet për taksat tuaja dhe gjithçka që ndodh në këtë qytetet mbahen të fshehura pa transparencë pa media. E gjitha kjo ka një arsye pasi në këto mbledhje nuk ka debat, diskutim, ka diktim bashkëpunim pazare në korrupsion. Gledi në ikje i bashkisë është kthyer në një sekser të Edi Ramës me kompanitë duke shpërdoruar paratë e qytetarëve të Elbasanit.

Gledi, rekordmeni i territ informimit të qytetarëve elbasanas, ka shtuar në CV e tij bllokimin e publikimit të çdo vendimmarrje të Bashkisë së Elbasanit në faqen zyrtare të saj.

Pra s’ka transparencë për mbledhjet e KB, ska pasqyrim të tyre në faqen e bashkisë, s’ka publikim të buxhetit dhe zërave buxhetorë, s’ka publikim të investimeve.

E vetmja dritare që Gledi në ikje i ka lënë qytetarëve i ka lënë qytetarëve është faqja e tij e propagandës.