Krishtilindjet/ Fillon armëpushimi i njëashëm nga Putini por Ukraina e quan hipokrizi

Propozimi i njëanshëm 36-orësh për armëpushimin në Ukrainë ka filluar, duke hyrë në fuqi në mesditën në Moskë .

Presidenti rus  Vladimir Putin ka thirrur armëpushimin e përkohshëm – në fuqi deri në mesnatën të shtunën – që të përkojë me Krishtlindjet Ortodokse.

Kievi nuk ka rënë dakord për armëpushimin dhe si Ukraina ashtu edhe SHBA-ja e kanë hedhur poshtë atë si një dredhi cinike. 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se Moska dëshiron të përdorë festën e Krishtlindjeve ortodokse si "mbulesë" për të rifurnizuar dhe për të ndaluar përparimet e Ukrainës në rajonin lindor të Donbasit.

Gjatë fjalimit të tij të natës të enjten, Zelensky tha:

Çfarë do të arrijë kjo? Vetëm një tjetër rritje e numrit të viktimave”.

Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut, i tha televizionit ukrainas:

"Lidhur me këtë armëpushim - ata thjesht duan të marrin një lloj pauze për një ose dy ditë, për të tërhequr edhe më shumë rezerva, për të sjellë më shumë municion."

"Rusisë nuk mund t'i besohet. Asnjë fjalë e vetme nuk thonë," shtoi Hayday.

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden shprehu skepticizëm të enjten, duke u thënë gazetarëve se ai "nguron të përgjigjet çdo gjë që thotë Putini. Mua më dukej interesante. Ai ishte gati të bombardonte spitalet, çerdhet dhe kishat në 25 dhe Vitin e Ri".

Ai vazhdoi: "Domethënë, mendoj se ai po përpiqet të gjejë pak oksigjen."