Vialli nuk ia doli, ish-sulmuesi italian ndërron jetë në moshën 58-vjeçare
Një tjetër lajm i hidhur trondit botën e futbollit: Gianluca Vialli nuk ia doli!
Ish-sulmuesi italian humbi betejën me kancerin e pankreasit, sëmundje e shfaqur në vitin 2017. Ai u nda nga jeta ditën e sotme në Londër, ku po trajtohej prej disa javësh, në moshën 58-vjeçare.
Vialli ishte detyruar të largohej nga stafi teknik i Roberto Mancinit për shkak të përkeqësimit të gjëndjes shëndetësore dhe ishte nisur në drejtim të Londrës për kurim më të specializuar, por për fatin e tij të keq, nuk mundi ta fitonte sfidën më të madhe, atë me jetën.
Ai ishte një legjendë e Sampdorias, teksa golat e tij ndihmuan ekipin xhenovez të fitonte titullin e parë në Serie A në 1991. Villai më pas u transferua te Juventusi ku fitoi Championsin dhe në vitin 1996 kaloi te Chelsea në Angli.
Në vitin 1999 Viali u bë trajner i Chelsea-t dhe pas dy vitesh kaloi te Watfordi.
Ai gjithashtu ishte pjesë e suksesit të Italisë në EURO 2020, si ndihmës-trajner i Mancinit. Kështu, pak ditë pas vdekjes së Pele, futbolli mban zi për vdekjen e një tjetër legjende të futbollit.