Presidenti Begaj pret në presidencë kryeministrin Rama. Vizita e dytë e kreut të qeverisë pas caktimit të datës së zgjedhjeve

Presidenti Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme në takim kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Lajmi bëhet me dije nga BW. Nuk dihen ende arsyet e këtij takimi të zhvilluar në orët e paradites së sotme.

Kjo është vizita e dytë që kryeministri Edi Rama zhvillon në presidencë, pak muaj pas dekretimit të datës së zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj.