VIDEO/ Dudushi: Zgjedhjet e 14 majit do të sjellin revolucion vetëm brenda opozitës

Për Alban Dudushin, zgjedhjet e 14 majit do të sjellin revolucion vetëm brenda opozitës.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, analisti Dudushi shprehet se, për qeverinë dhe Edi Ramën, këto janë thjeshtë zgjedhje lokale.

‘Opozita nuk ka arritur dhe nuk do të arrijë të jetë një opozitë që do të rrezikojë pushtetin. Këto zgjedhje janë politike vetëm për opozitën, kurse për qeverinë janë thjeshtë lokale.

Shumë gjëra do të ndodhin pas 14 majit.

14 maji nuk do të jetë ndonjë përmbysje, nuk do të ketë ndonjë revolucion. Revolucioni që mund të ndodhë, do të ndodhë brenda opozitës’, deklaroi Alban Dudushi në SYRI TV.