VIDEO/ Shkullaku: Beteja për votën, edhe një betejë fizike për opozitën

Për analistin Armand Shkullaku, zgjedhjet lokale janë një përballje politike.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV, Shkullaku është shprehur se, përballja për votën në 14 maj, do të jetë edhe një betejë fizike, kundër ushtrisë së patronazhistëve dhe Ramës, që në prag të zgjedhjeve i shpërndan pakot me para, si dhurata të vitit të ri.

‘Sfida e opozitës është që besimi i qytetarëve duhet të ngrihet në dy pika.

Një, ato që do thuhen dhe premtohen në emër të opozitës, duhen mbajtur, nuk ka rrugë tjetër.

E dyta është fakti që beteja për votën e shikoj edhe si betejë fizike. Ashtu si ushtria e patronazhistëve, milionat që alokoi Rama në prag të zgjedhjeve, praktikë bizantine, që në në prag zgjedhjesh shpërndahen lekët si pakot e vitit të ri nga kryeministri, ka dhe një problem tjetër, që opozita duhet të ndeshet, po ashtu si ushtria e patronazhistëve, opozita duhet të ketë ushtrinë e saj të gjurmimit të votës, përballjes lagje më lagje, rrugicë në rrugicë, institucion në institucion për të ja bërë të pamundur çdo makinacion qeverisë.

Tjetër është edhe gjuha që duhet përdorur. Nuk mund të kemi një gjuhë të ashpër në koncept dhe toleruese për individ. Ne e dimë kush janë njerëzit që sot abuzojnë me fondet e qytetarëve shqiptarë, e dimë si është shndërruar në një treg biznesi miliarda eurosh i kryeqytetit dhe këto kanë emra dhe fakte e janë në jetën tonë të përditshme.

Mendimi im është se duhet një përballje politike, dhe do të sjellë një tjetër humbje besimi të qytetarëve ndaj saj’, u shpreh Armand Shkullaku në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.