E motra zhvati korçarët, dorëhiqet nënkryetari i Bashkisë Pogradec, por vazhdon drejtor i Ujësjellësit

Ka dhënë dorëheqjen këtë të enjte nga posti i nënkryetarit të Bashkisë Pogradec, Johan Sterjo.

Ky vendim i tij ka ardhur, pasi motra e tij Viola Sterjo, u arrestua, pasi kishte mashtruar disa qytetarë nga Korça dhe nga Pogradeci, duke iu marrë qindra mijëra euro, duke iu premtuar favore për grante përmes skemës së AZHBR-në .

Burime pranë Bashkisë Pogradec bëjnë me dije se Johan Sterjos i është kërkuar të japë dorëheqjen pas arrestimit të të motrës.

Por pavarësisht se është larguar nga nënkryetar i bashkisë, ai vazhdon ta mbajë postin e drejtorit të UKT-së Pogradec dhe degët e partive opozitare lokale, i kanë kërkuar të japë dorëheqjen edhe nga ky post.