32-vjetori i themelimit të RD-së, Berisha mungon, Bylykbashi zbulon arsyen

Gazeta Rilindja Demokratike shënon sot 32-vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast, Partia Demokratike organizoi një ceremoni ku të pranishëm ishin gazetarë të RD-së, politikanë dhe përfaqësues të tjerë të medias.

Por në këtë ditë të rëndësishme për Rilindjen Demokratike, mungonte kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Në fillim të ceremonisë, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se ish-kryeministri Berisha ishte me grip, ndaj edhe nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

‘Më bie privilegji t’ju drejtohem juve sot në këtë përvjetor të 32-të të Rilindjes Demokratike, t’ju përcjell urimet më të mira nga Sali Berisha, kryetar i PD-së, i cili sot për arsye të një gripi, nuk arriti të na bashkohet sot këtu’-tha Bylykbashi.