VIDEO-SYRI TV/ Operacion i rrallë në Pediatri, ndërhyrje kirurgjikale 13 orë rresht

Në pediatrinë e Tiranës është realizuar me sukses një operacion kirurgjikal i shkalles se larte te vështirësisë. Per 13 orë rresht mjekët e këtij spitali operuan një 14-vjeçar, të cilit i bënë një devijim urinar. Ai ka lindur me një anomali te sistemi urinar, gjë e cila i shkaktoi ndër vite probleme shëndetësorë duke dëmtuar veshkat. Por me këtë ndërhyrje të rrallë, pacienti i mitur mund të ketë një jetë më të shëndetshme.

Nga SYRI TV

Një ndërhyrje tepër i rrallë kirurgjikal, e cila zgjati plot 13 orë, është realizuar me sukses në Pediatrinë e Tiranës.

Për orë të tëra, mjeket e këtij spitali kanë operuar Danielin 14 vjeç duke devijuar rrugët urinare. Ai ka lindur me një anomali urinare e cila shkaktoi dëmtime në funksionim e veshkave, duke ja vështirësuar jetën.

Por me këtë ndërhyrje sipas mjekeve, tashmë Danieli mund të ketë një jetë të shëndetshme deri në momentin e transplantim të veshkave.

Babi i 14-vjeçarit tregon se djali i tij ka patur probleme të shumta nder vite, por shprehet i lumtur se më në fund ai do të mund të ketë një sistem urinar normal dhe të bëjë një jetë të shëndetshme.