Task Force/ Paketa e madhe, Teliti: Pensionistëve u jepet 20 lekë shtesë çdo ditë

Paketa elektorale e Edi Ramës që po jepet për fillim viti, është thjeshtë një pilulë elektorale që ky i fundit tenton që të ju prishë mendjen qytetarëve për të votuar qeverinë në zgjedhjet lokale.

Kjo ishte edhe tema e debatit në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV.

Duke debatuar në emision, eksperti Dorian Teliti, është shprehur se kjo paketë është tallje me njerëzit. Ai bëri të ditur se, çdo pensionisti i jepet vetëm 200 lekë të vjetra në muaj.

‘Pensionisti sot e di se ai 80 mijë lekëshi që po jep qeveria, se qeveria e tha që po e jep atë 80 mijë lekëshin për të përballuar inflacionin për gjithë vitin, por ky 80 mijë lekësh përkthehet në 20 lek në ditë.

Çdo pensionist gdhihet në mëngjes, që kjo paketa e fundit e qeverisë, i jep vetëm 20 lekë. Kjo është lëmoshë dhe jo ndihmë.

Kjo është diçka e papranueshme’, u shpreh Dorian Teliti në SYRI TV.