Kanada/ Të huajt ndalohen të blejnë shtëpi për dy vite

Një ndalim dyvjeçar për të huajt që duan blejnë shtëpi në Kanada ka hyrë në fuqi.

Ndalimi synon të ndihmojë në lehtësimin e një prej tregjeve më të papërballueshme të banesave në botë.

Që nga kjo verë, çmimi mesatar i shtëpisë në Kanada është 568,000 dollarë, ose 11 herë më shumë se të ardhurat mesatare të familjes pas pagimit të taksave.

Banorët jo-kanadezë përbëjnë më pak se 6% të pronarëve të shtëpive në Ontario dhe British Columbia, ku statistikat kombëtare tregojnë se çmimet e shtëpive janë më të lartat.

Që nga 1 janari, ligji i ndalon njerëzit që nuk janë shtetas kanadezë ose banorë të përhershëm të blejnë prona dhe vendos një gjobë prej 10.000 dollarë kanadezë për ata që e shkelin atë përveç disa përjashtimeve.

‘Përmes këtij legjislacioni, ne po marrim masa për të siguruar që banesat të jenë në pronësi të kanadezëve, për të mirën e të gjithë atyre që jetojnë në këtë vend’, tha ministri federal i strehimit Ahmed Hussen.

Tregu i banesave të Kanadasë është një nga më të papërballueshmit në botë, duke e renditur vendin më lart se Zelanda e Re, SHBA dhe Britania e Madhe, sipas një analize të Statista të raportit të çmimit të banesave ndaj të ardhurave.