", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/05/auto_8881672936750.png", "width": 900, "height": 759 } }

VIDEO/ Momente paniku, luani sulmon trajnerin e cirkut

Një luan sulmon një zbutës kafshës në Rusi. Momenti është kapur nga një video që më pas është bërë virale. Kafsha kafshon 42-vjeçarin Alexey Makarenko gjatë një shfaqjeje para fëmijëve dhe prindërve të tyre në Soçi.

Gruaja e tij, 43-vjeçarja Olga Borisova, e cila gjithashtu stërvit kafshë, e shtyu luanin në dyshemenë  ecirkut kur ai sulmoi burrin e saj.

Gjithçka filloi me një përleshje mes dy luanëve meshkuj gjatë shfaqjes para 1200 spektatorëve, sipas Daily Mail. Makarenko u përpoq të ndante dy kafshët me një luan të tretë që e sulmoi.

Gruaja e tij vrapoi në ndihmë të tij, ndërsa punonjësit e cirkut përdorën topa uji dhe fishekzjarre për të larguar luanët.

Pavarësisht sulmit, çifti u përkul para publikut sikur të mos kishte ndodhur asgjë… Në fakt, disa shikues menduan se e gjitha ishte pjesë e shfaqjes.

Në fakt, Borisova e shpëtoi atë nga vdekja e sigurt, sipas kreut të Cirkut të Madh Shtetëror të Moskës, Edgard Zapashny.