SYRI TV/ Berisha kujton 32-vjetorin e themelimit të RD-së: Po përballet me pushtetin me të korruptuar

Në 32-vjetorin e themelimit të gazetës “Rilindja Demokratike, Lideri I opozitës Sali Berisha  deklaron se  5 janari i vitit 1991 është për shqiptarët dita e fjalës së lirë.

Në një postim në facebook, ish kryeministri Berisha thekson se Rilindja Demokratike ashtu si në vitet në ’90 kur përballej me presionet e kohës edhe në ditët e sotme përballet me pushtetin më të korruptuar, I cili sipas tij është armik I fjalës së lirë.

‘Gazeta që në numrat e parë përballoi me sukses armiqesinë e egër të partisë terroriste, nomenklaturës dhe organit të saj “Zëri i Popullit”. Duke qëndruar zëdhënëse e revolucionit demokratik e antikomunist tëbviteve ‘90 ajo i rezistoj gjithashtu presioneve të pamerituara absurde partiake për të qendruar besnike misionit të saj kryesor, zëdhënëse e fjalës së lirë ,zëdhënëse e së vërtetës. Ajo me gjithë presionin dhe perpjekjet për t’i mbyllur gojën dhe vënë bravë gjatë problemeve të brendshme të Partisë asaj vjen sot në 32 vjetorin e saj përsëri si organ i të vërtetës, transparencës, antimafies që përballet me vendosmëri dhe guxim, me pushtetin me të korruptuar, me të inkriminuar në Europë të Edi Ramës, me qeverinë e tij organizatë e vertetë kriminale’, shkruan Berisha.

Në mbyllje të reagimit të tij, Berisha shpreh nderime dhe mirënjohje ndaj të gjithë atyre që e themeluan, formuan dhe drejtuan e drejtojnë dhe sot  “Rilindjen Demokratike” si organ i të vërtetave dhe vlerave të mëdha të fjalës dhe mendimit të lire.